Tërhiqen bashkëthemeluesit e Google-t, tashti Sundar Pichai do të bëhet drejtor i përgjithshëm i Google-t dhe Alphabet-it
Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët themeluan Googlen më 1998, po tërhiqen nga rolet e tyre të përditshme në kompaninë mëmë në Google, Alphabet dhe po i japin përgjegjësinë e udhëheqjes Sundar Pichait, i cili do të shërbejë si CEO i Googlet dhe Alphabetit.
Më parë, Larry Page shërbeu si CEO i Alphabetit dhe Sergey Brin shërbeu si president. Të dytë Page dhe Brini, do të vazhdojnë si anëtarë të bordit të drejtorëve të Alphabetit, sipas një shkrimi të botuar nga të dy bashkëthemeluesit sot. Ata gjithashtu do të mbajnë një shumicë të fuqisë së votimit mbi vendimet e ndërmarrjes.
“Ndërsa ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë thellë në menaxhimin e përditshëm të kompanisë për aq kohë, ne besojmë se është koha për të marrë rolin e “prindërve krenarë”, duke ofruar këshilla dhe dashuri, por jo bezdi të përditshme”, thanë Page dhe Brini.
Sundar Pichai siguroi punonjësit në një e-mail në mbarë botën të martën: “Unë do të vazhdoj të jem shumë i përqendruar në Google dhe punën e thellë që po bëjmë për të shtyrë kufijtë e informatikës dhe për të ndërtuar një Google më të dobishëm për të gjithë”, tha Pichai.
Pas lajmeve, aksionet e Googlet u rritën në treg.
Gjatë viteve të fundit, Page dhe Brini kanë qenë gjithnjë e më pak të dukshëm në Alphabet dhe Google.
Që nga anëtarësimi në Google më 2004, Pichai ka mbikëqyrur zhvillimin e produkteve më të rëndësishme softuerike të Googlet, duke përfshirë Chrome, Drive, Gmail dhe Maps.