10:58 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tërhiqet Davis nga akuzat për Donald Trump

Avokati Lanny Davis është tërhequr nga deklarimet e tij se ish avokati i Trump, Michael Cohen ka informacione se presidenti amerikan e ka ditur për përpjekjet ruse për të dëmtuar Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.  

Davis në një intervistë është tërhequr mbrapa nga deklarimet e tij dhe tha se nuk është i sigurt në akuzat që kishte bërë, transmeton Indeksonline.

Por Lanny Davis nuk e largojë mundësin që akuzat e bëra të jenë korrekte. As Cohen ose avokati i tij nuk janë deklaruar për këto komente.

Michael Cohen mund të jetë dëshmitar në rastin e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e vitit 2016./Indeksonline/