14:33 / E Enjte, 25 Maj 2023 / mp

Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Panamasë dhe Kolumbisë, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 6.6 Rihter është regjistruar pak më parë në kufirin mes Panamasë dhe Kolumbisë.

Lëkundja sizmike ka qenë tepër e fortë dhe ka shkaktuar panik te banorët e zonës, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre.

Autoritetet kanë lëshuar një alarm për tsunami pas lëkundjeve, ndërkohë që shumë banorë në zonat bregdetare u rekomanduan që të largohen.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 139 km në perëndim të qytetit Monteria, në një thellësi fokale 10 km.