08:13 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / L K

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar, frikë dhe panik, qytetarët kalojnë natën në rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter ka goditur Turqinë perëndimore këtë të mërkurë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzce, rreth 210 kilometra në lindje të Stamboliit.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Anakara.

BBC shkruan se nga lëkundjet sizmikë janë lënduar 45 persona.

Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që hidhen nga ballkonet.