75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 20 Prill 2026 / OSH

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë në Japoni

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi zonën detare pranë prefekturës Iwate në Japoni, duke shkaktuar menjëherë lëshimin e një paralajmërimi për cunami për pjesën më të madhe të bregdetit verilindor të vendit.

Transmetuesi publik japonez NHK ka publikuar një hartë të zonave për të cilat autoritetet kanë lëshuar paralajmërime.

Sipas lajmeve të NHK, njerëzve u është thënë të evakuohen menjëherë dhe një cunami është parë tashmë duke u drejtuar drejt bregdetit./Indeksonline/