07:36 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Tërmet me magnitudë 6.3 në Filipine

Një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në brigjet lindore të ishullit Mindanao të Filipineve.

Tërmeti kishte si epiqendër rajonin Manay në Filipine dhe një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet e tij ishin tepër të forta dhe shkaktuan panik te banorët.  Për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.