Tërmet në jug të Shqipërisë
Lëkundje të lehta sizmike kanë goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Tërmeti goditi qytetin e Gjirokastrës rreth orës 06:30.
Sipas Institutit Gjeologjik të Tiranës, lëkundjet sizmike ishin 2.1 ballë dhe ranë në një thellësi prej 2 kilometra nëntokë.
Nuk ka asnjë person të lënduar dhe as dëme materiale. Tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Greqisë, fatmirësisht pa pasoja.