13:16 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Tërmet në Kragujevc

Sot në orën 11.51 u regjistrua një tërmet në Kragujevc dhe intensiteti në epiqendër u vlerësua në shkallën e 5-të të Merkalit.

Sipas faqes së internetit të Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë një tërmet me madhësi 3.3 u regjistrua automatikisht.

“Në 11.51 me kohën lokale, një tërmet me madhësi 3.3 të shkallës së Rihterit u regjistrua në rajonin e Kragujevcit. Intensiteti në epiqendër u vlerësua në shkallën e 5-të të shkallës së Merkali. Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë shumë pak dëme në ndërtesa në zonën epiqendër”, thuhet në faqen e Internetit të Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë.