12:49 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tërmet në Maqedoni

Tërmet me intensitet prej 4,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot në ora 11 e 55 minuta është ndjerë në rajonin e Manastirit, kumtoi Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jug të Manastirit, në kufirin Maqedoni-Greqi në një thellësi prej dy kilometrave.