12:42 / E Diele, 22 Shtator 2019

Tërmetet, Hahn: BE ofron ndihma të menjëhershme për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, reagon lidhur me tërmetet që goditën Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ofron ndihmat e BE për përballimin e situatës.

“I trishtuar dhe i shqetësuar që mësova për serinë e tërmeteve shkatërruese në Shqipëri, të cilat shkaktuar dëmtime të qindra njerëzve, si dhe dëmtime serioze në infrastrukturën e ndërtesave.

BE ofron ndihma të menjëhershme si dhe angazhimin e Emergjencave Civile të Evropës, nëpërmjet Emergjencave Civile shqiptare”, shkruan Hahn.

Tërmeti më i fuqishëm u shënua rreth orës 16.00 të kësaj të shtune me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter, duke u pasuar edhe nga tërmete të tjerë, por më të dobët./noa.al/