14:25 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmeti dridh Stambollin, rrëzohet minarja e një xhamie

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 i shkallës Rihter me epiqendër në detin Marmara, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD-i bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 6,99 kilometrash dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri.

Tërmeti, gjithashtu është ndierë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panik te qytetarët, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamie.