Tërmeti i fuqishëm në Turqi ndan edhe pistën e aeroportit

Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për mbi 300 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fatkeqësisht pritet të rritet.
Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të paktën 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.
Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.
USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5.
Hatay airport
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 6, 2023
pic.twitter.com/kX1XwTCc4N
Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.
Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.