17:38 / E Diele, 14 Mars 2021 / AR

Tërmkolli pas zgjedhjes së Abdixhikut si kryetar, citon Gjergj Fishtën: Prej sot s’jam shqiptar

Melihate Tërmkolli pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së është deklaruar për medie, shkruan Indeksonline.

Në fjalën e saj, ajo e përmendi një thënie të Gjergj Fishtës.

Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë ra dhe në çfarë injorance, Gjergj Fishta e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës.

Ajo e akuzoi ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.