17:50 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Termokosi e ‘kall’ Qeverinë Haradinaj: “Nxej me pare e ftof pa pare

Objekti i Qeverisë së Kosovës është më i ngrohtë se asnjëherë tjetër. Këtë e tha edhe shefi i saj Ramush Haradinaj.

Kur doli para gazetarëve sot në konferencën për media, Haradinaj tregoi se kanë filluar të furnizohen me ngrohjen e qytetit “Termokos”.

E nga nxehtësia e madhe që është krijuar brenda, herë pas herë duhet që të lëshojnë edhe ventilatorët për ta freskuar ambientin.

Për këtë Haradinaj përdori një fjalë të popullit:

“Po më kujtohet ajo shprehja ‘nxej me pare ftof pa pare’. Arsyeja është se jemi lidh me ngrohjen e qytetit shumë nxehtë është objekti se di si do të gjendet ndonjë zgjidhje”, tha Haradinaj