09:51 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / mp

Termokosi kërkon katër anëtarë të Bordit

Dje është mbyll konkursi për katër anëtar të Bordit të Drejtorëve në ndërmarrjen publike “Termokos”.   

“Procesi i rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutimin në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohet si të emërueshëm nga Partnerët Zbatues do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim në fjalë”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje. Po ashtu kandidatët do të verifikohen në lidhje me kriterin e pavarësisë (politike) dhe do të kontaktohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për verifikim.

Sipas njoftimit kriteret që duhet ti plotësojnë kandidatët  janë: duhet ti kenë së paku 5 vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhmentit të fushave siç janë administrim të biznesit , financa të korporatave , financa, menaxhim thesari, banka, konsulencë në biznes ose industri nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të ndërmarrjes për së paku 5 vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar , ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.