20:05 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / MSH

“Termokosi” zgjatet deri te Parku i Qytetit, Zogaj ndan detaje

Rrjeti i Ngrohtorës “Termokos” po zgjërohet!

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Përmes një statusi në facebook, Zogaj ka lajmëruar se Ngrohtorës po i shtohet rruga “Agim Ramadani”, deri te Parku i Qytetit.

“Kanë filluar punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qendrën e qytetit, nga rruga Agim Ramadani deri tek Parku i Qytetit. 106.145 m², 62 objekte, 767 njësi banesore do të kyçen në Ngrohtore!” shkroi Zogaj.