14:41 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Terr e zi për Realin, shumë javë jashtë fushave edhe lojtari më në formë i tyre!

Nuk kanë të ndalura lajmet e këqija për Real Madridin.

Brenda pak ditëve skuadra madrilene u dorëzua në të gjitha garat, ndërsa goditja më e madhe ishte mbrëmë, eliminimi nga Ajaxi në Champions League.

Sot Reali ka marrë lajmin për mungesën e lojtarit më në formë, Vinicius Junior.

Talenti brazilian ka thyer një pjesë të ligamentit të këmbës dhe do të jetë së paku dy muaj jashtë fushave.

Rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë vetëm për 2-3 ndeshjet e fundit të sezonit. /Indeksonline/