09:14 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Terr total për Conten, tregon nëse do të ketë blerje Interi në janar

Eliminimi nga Barcelona B ka sjell një situatë aspak të këndshme tek Interi. Antonio Conte është njeriu që po kritikohet më së shumti për eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.

Por, Conte u beson lojtarëve të tij dhe se nuk është duke menduar për blerje në janar.

“Ne kishim aq shumë shanse për të fituar ndeshjen. Na mungoi vetëm cinizmi. Nuk e merituam eliminimin. Pashë zhgënjim te lojtarët, por u thashë se duhet të shikojmë përpara. Nuk jemi duke menduar fare për tregun e janarit, por vetëm për rikuperimin e disa lojtarëve”, ka thënë Conte./Indeksonline/