14:15 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Tesla Model 3 mposht BMW Serie 3 dhe Mercedes C-Class në Europë

Në muajin e parë të hyrjes në tregun evropian, Tesla Model 3 ka shënuar shitjet më të mëdha midis markave gjermane në segmentin e makinave me madhësi mesatare.

Kjo është një arritje e madhe për markën Tesla, prodhuesin e makinave elektrike nga Kalifornia.

Por ajo që është më impresionuese është fakti që këtu nuk përfshihen shitjet në Angli. Duke qenë se nuk ka filluar akoma prodhimi i Model 3 me timon në krahun e kundërt, kjo makinë nuk ka hyrë ende në tregun anglez.

Fokusi këtu është në shitjet e muajit Shkurt. Shifrat për Europën sapo janë bërë përfundimtare.

BMë Serie 3, Audi A4 dhe Mercedes-Benz C-Class janë disa nga rivalët gjermanë të cilët Tesla Model 3 ka mposhtur. Kjo është si një shpullë në faqen e prodhuesve gjermanë.

Siç pritet, Model 3 ka mbizotëruar shitjet edhe në segmentin e makinave elektrike. Por fakti që ka mposhtur edhe makinat e fuqizuara me karburant, është diçka shumë mbresëlënëse.