09:28 / E Premte, 23 Shtator 2022 / B O

Tesla po tërheq 1,1 mln automjete për shkak të një defekti

Tesla po tërheq 1.1 milionë automjete në SHBA për shkak të një defekti në sistemin automatik të mbylljes së dritareve, çka mund të bëjë që automjeti të mos zbulojë një pengesë dhe të shkaktojë aksident, raporton Bloomberg.

Sistemi automatik i uljes së xhamave funksionon duke parandaluar dëmtimin e pasagjerëve të automjetit, duke mbyllur dritaren nëse haset në një pengesë.

Kjo tërheqje masive prek Model 3 (2017-2022), Model Y (2021-2022), Model S dhe Model X.

Kompania Tesla informoi Shërbimin Kombëtar të Sigurisë së Trafikut se do të kryejë një përditësim të programit të sistemit të mbylljes automatike të dritareve.

Tesla tha se ata nuk janë në dijeni për ndonjë pretendim garancie, raporte në terren, përplasje, lëndime ose vdekje në lidhje me këtë çështje.