Tesla prezanton kamionët e parë elektrikë, ja sa është çmimi i tyre (Pamje)
Katër vjet pasi prezantoi modelin e saj të parë pick-up, Cybertruck , prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka filluar të ofrojë automjetin me pamje futuriste.
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, u dorëzoi blerësve Cybertrucks të parë të enjten. Makina ka një çmim fillestar prej pak më pak se 61,000 dollarë (pothuajse 56,000 euro) dhe për këtë arsye është dukshëm më e shtrenjtë se sa ishte planifikuar fillimisht. Tesla kishte synuar një çmim fillestar prej 39,900 dollarë.
A fuck load of Cybertrucks everywhere pic.twitter.com/jgU1pblPus
— Teslaconomics (@Teslaconomics) November 30, 2023
“Unë mendoj se ky është produkti ynë më i mirë. Mendoj se kjo është gjëja më unike në rrugë. Më në fund e ardhmja do të duket si e ardhmja” tha Musk të enjten, shkruan Indeksonline.
Me format e tij këndore, Cybertruck gri të kujton një përzierje të një tanku dhe një bombarduesi të filmave fantashkencë si “Blade Runner” ose “Mad Max”.
Forma e pazakontë këndore është për shkak se aliazhi i çelikut i zhvilluar posaçërisht për Cybertruck është aq i fortë sa mund të përkulet vetëm në një masë të kufizuar, theksoi Musk.
“Ne kemi një makinë këtu që ekspertët thanë se ishte e pamundur dhe nuk do të ndërtohej kurrë. Është automjeti më i mirë që Tesla ka ndërtuar deri më sot” tha Musk.
Edhe pse tashmë ka pasur më shumë se një milion porosi, duke pasur parasysh kostot e larta të prodhimit, është e diskutueshme nëse modeli do të jetë i vlefshëm financiarisht për Teslën.
“Tesla dëshiron të ndërtojë deri në 250,000 kamionçinë “Cybertruck” në vit por ndoshta nuk do ta arrijë atë pikë përpara vitit 2025″ deklaroi Musk./Indeksonline/
LOTS AND LOTS OF CYBERTRUCKS 📐 pic.twitter.com/E8MUhlmlC3
— Yaman Tasdivar (@ValueAnalyst1) November 30, 2023