16:29 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Testet në laboratorët privatë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës deri të hënën kërkon listën e çmimeve

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për shtyp ka lajmëruar se ka kërkuar nga gjithë laboratorët privatë të licencuar për të bërë testin për koronavirus të dorëzojnë listën e çmimeve deri të hënën në ora 16:00.

“Nga këto ndërmarrje kemi kërkuar që nga dita e sotshme që të hënën deri në ora 16:00 t’ja dorëzojnë AKK-së listën e çmimeve për shërbimin e kryerjes së testeve molekulare dhe serologjike për Covid 19 në mënyrë elektronike”, u shprehë kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, transmeton Indeksonline.

Tutje, ata njoftuan se laboratorët privatë janë të detyruar që qarkullimin javor të shërbimeve për testet molekulare dhe serologjike ta dorëzojnë çdo të hënë./Indeksonline/