15:41 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / B O

Testi dhe “rrokullisja” e gazetarit që ndryshuan gjithçka tek Mercedes-Benz

Kanë kaluar tashmë 25 vjet që nga ajo vjeshtë e vitit 1997, kur një gazetar i një reviste suedeze tronditi botën e automobilizmit duke e çuar “A-Class” e tij të ri të atëhershëm të shumëpërfolur në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Përmbysja e Mercedesit të vogël krijoi një ndikim të madh negativ në mbarë botën dhe pothuajse përmbysi rrjedhën e të gjithë kompanisë. Testi famëkeq i simulimit të shmangies së një dështimi kolosal të Mercedesit bashkoi industrinë e automobilave dhe shkaktoi mjaft sensacion.

Por gjermanët nuk u dorëzuan. Dhe ata e morën nga fillimi ndërtimin e makinës…ose nga ESP për të qenë të saktë. Presidenti i atëhershëm i kompanisë, Jurgen Hubbert, në gjendje të tërbuar, thirri inxhinierët e tij që ta rregullonin sa më shpejt.

Dhe zgjidhja erdhi vetëm dy muaj më vonë, me instalimin si pajisje standarde në A-Class të ESP. Dhe për të vërtetuar se kjo ishte e mjaftueshme për ta kthyer A-Class në një makinë të sigurt, ata ftuan gazetarët në një pistë në Barcelonë për ta vërtetuar këtë.

Pjesa tjetër tani është histori. Që atëherë, jo vetëm A-Class , por edhe të gjitha modelet e markës filluan të pajisen me ESP si standard. Dhe tani është pajisje standarde e detyrueshme për të gjitha makinat që qarkullojnë në Evropë.

Për të festuar 25 vjet të asaj aventure me një fund të lumtur, Mercedes krijoi një video shumë të bukur dhe të veçantë, në të cilën shfaqet si yll i ftuar.

Programi elektronik i stabilitetit (ESP®) mbështet shoferin në pothuajse të gjitha situatat kritike të drejtimit. Ai përfshin funksionet e sistemit të frenimit kundër bllokimit (ABS) dhe sistemit të kontrollit të tërheqjes, por mund të bëjë shumë më tepër. Ai zbulon lëvizjet e rrëshqitjes së automjetit dhe i kundërvepron në mënyrë aktive ato.