12:16 / E Martë, 26 Qershor 2018 / k.v

Testi i gjakut i autizmit: Një hap më afër

Pas një hulumtimi të botuar vitin e kaluar, një dokument i ri përshkruan suksesin e mëtejshëm të një prove diagnostike të gjakut për autizmin. Rezultatet mund të ndihmojnë në diagnostikimin e gjendjes në moshë më të re.

Diagnostifikimi i autizmit me një test gjaku mund të jetë së shpejti një realitet.

Çrregullimi i spektrit të Autizmit (ASD) ndodhë si pasojë e një sërë kushtesh që ndikojnë në mënyrën në të cilën një individ ndërvepron me botën.

Megjithëse çdo rast është i ndryshëm, simptomat mund të përfshijnë sjellje të përsëritura, ankth dhe vështirësi në të mësuar, transmeton Indeksonline.

Për shkak se vëzhgimi klinik është mënyra e vetme për të diagnostikuar ASD-në, është e mundur vetëm kur fëmija të jetë rreth 4 vjeç.

Testi i gjakut

Së fundmi, një grup hulumtuesish vlerësuan të dhëna nga 154 fëmijë me ASD, të marra nga studiuesit e Institutit Arkansas të Fëmijëve. Këtë herë, megjithatë, ata kishin vetëm qasje në informata mbi 22 nga 24 shënuesit metabolik.

Të dhënat e nxjerra tregojnë se në një të ardhme të afërt, testi i gjakut në diagnostifikimin e autizmit janë s hpresëdhënëse./Indeksonline/

Temat: