75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Testi i Maturës përsëritet pas Ramazanit?! Vërshojnë gafat në rrjetet sociale me ministrin e MAShT-it (Foto)

Gafat s`kanë të ndalur në rrjetet sociale për Testin e Maturës. Supozohet të tregohet seriozitet sa i përket kësaj çështje, por tashmë gjithçka ka rënë në nivelin më të ulët.

Me publikimin e përgjigjeve të pyetjeve nga grupi A dhe B në grupe të ndryshme në Facebook, duket se rezultatet nuk do të jenë më të mira se vitet e kaluara.

Por, se nxënësit kosovarë kanë sens të lartë humori, kjo e dëshmon një veprim i njërit prej tyre në faqen “Testi i Maturës 2019 – Pyetje dhe përgjigje”, raporton Indeksonline.

Dikush ka krijuar një profil të rremë të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe kanë publikuar një status në këtë faqe.

“Kemi emrat e nxënësve që kanë kopjuar në test. Atyre do t`u ndalohet mbajtja e testit te dytë, ndërsa masa dënimi do të ketë edhe për ata që ndihmuan përmes komenteve, kurse testi do të përsëritet mas ramazanit”, shkruhet në statusin kinse të ministrit Bytyqi, raporton Indeksonline.

Por, ky profil i rremë vërehet menjëherë meqë sapo të hysh në të, shihet që fotoja e ministrit është publikuar para 2 orësh dhe nuk ka asnjë publikim tjetër në “llogarinë” e tij.

Ndryshe, sot Indeksonline ka raportuar lidhur me Testin e Maturës që sot u mbajt në Gjilan dhe Ferizaj. Ndërsa, ka dyshime që përgjigjet e testit kanë rrjedhur nga organizatorët e tij.

Ministri Bytyqi, në anën tjetër është shprehur se ka pasur keqpërdorime por që janë lajmëruar menjëherë tek organet kompetene. E, sipas ministrit, ato nuk kanë ndikuar në rezultat.

“Rezultate priten diku deri 1 qershor, lidhur me publikimet ne menjëherë i kemi lajmëruar organet kompetente dhe janë duke e shqyrtuar në rastet konkrete. Por nga ajo që është parë nuk ka ndikuar në rezultat. Ne e kemi pasur një bashkëpunim me nivel lokal dhe ka  ndikuar në përgatitje”, është shprehur ai gjatë ditës së sotme./Indeksonline/