09:10 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Testi i qytetit zvicërian, makinat elektrike do të karikohen në shtyllat e ndriçimit!

Numri i veturave elektrike në Zvicër po rritet me të madhe. Për këtë, edhe sistemi modern i karikimit i këtyre veturave po modernizohet.

Në qytetin e Bernës, llambat e rrugës së shpejti do të shërbejnë gjithashtu si stacione karikimi për makinat elektronike.

Furnizuesi komunal i energjisë EWB aktualisht është duke punuar në një projekt pilot përkatës, shkruan Indeksonline.

Oferta u drejtohet kryesisht banorëve me makina elektronike të cilët kanë një kartë parkimi banorësh për lagjet përkatëse.

Duke përdorur llambat e rrugës si stacione karikimi, kostot pritet të kursehen dhe energjia elektrike do të ofrohet më lirë. Pagesa bëhet me kartë krediti.

Në rrugët ku do të ketë shtylla ndriçimi me karikues do të ketë edhe shenja të rrugës që do të tregojnë pikën mbushëse.

Vënia në punë e pikave të tarifimit mund të pritet gjatë tremujorit të parë të 2021./Indeksonline/