08:28 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Testi i radhës në “Fadil Vokrri”, Kosova pret Maltën

Kosova sonte zhvillon ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 kundër Maltës.

Skuadra e drejtuar nga Challandes është në vendin e parë në grupin D3 me katër pikë ndërsa kundërshtarët janë të fundit me vetëm një pikë.

Kosova ka barazuar si mysafir i Azerbajxhanit dhe ka fituar në Prishtinë kundër Ishujve Farore, shkruan indeksonline.

Stadiumi i stërmbushur do të jetë një motiv shtesë për futbollistët tanë në këtë ndeshje.

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Kololli, Halimi, Kryeziu, Berisha. Zeneli, Rashica, Kastrati/Nuhiu. /IndeksOnline/