11:30 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tetë arsyet se pse ju bëjnë të dukeni më i vjetër

Sikurse vdekja edhe plakja është proces i paevitueshëm. Por të dukeni më i vjetër se që keni vjet? Kjo është diçka që mund ta kontrolloni.

Ka shumë arsye se pse plakemi para kohe. Indeksonline sjellë disa nga ato.

Mos përdorimi i mbrojtësve nga dielli mund të dëmtoj lëkurën tuaj dhe të ju bëj të dukeni më të vjetër. Mbrojtësit e diellit e mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe më të re.

Në një studim të bërë në Australi me 900 persona ka rezultuar se ata që kanë përdorur mbrojtës të diellit kanë 24% më pak shanse që të kenë lëkurë të vjetruar.

Gjumi mund të ju ndihmojë të dukeni më të ri për shkak se qelizat e lëkurës funksionojnë me ritëm qarkullues, një lloj sikurse cikli i gjumit, transmeton Indeksonline.

Mos përdorimi i frutave dhe përdorimi i tepruar i sheqerit është i keq për lëkurën, po ashtu shkakton sëmundje të shumta. Prandaj duhet të përdorim fruta sa më shumë dhe  përdorimin e sheqerit ta minimizojmë.

Në lëkurë sigurisht që ndikon edhe prija e duhanit dhe alkoolit. Përdorimi i të dyjave është i keq për lëkurë siç është edhe për shëndetin e përgjithshëm.

Duhet të pini më shumë ujë që të keni një lëkurë të shëndetshme dhe më të re. Mesatarja se sa duhet një njeri të pijë ujë në ditë është 12.5 gota.

Stresi i tepruar përveç shëndetit mental po ashtu ka ndikim edhe në lëkurën tuaj. Stresi dëmton kromozomet./Indeksonline/