18:02 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Tetë persona të vdekur pas sulmit me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas (Video/Foto)

Të paktën tetë persona të vdekur dhe disa kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë organet kompetenten por edhe familjarët. Të cilët në fotografitë e siguruara nga CCN, shihen të dërrmuar duke pritur lajm për më të dashurit e tyre.

Një burim informacioni brenda CNN, njofton se një i dyshuar tashmë është në paraburgim për këtë rast.

Kurse edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke ngushëlluar familjarët dhe shumë shpejt pritet të mbajë një konferencë për shtyp./Indeksonline/

Temat: