12:38 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / k.v

Teuta Haxhiu i del në mbrojtje Aida Dërgutit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu i ka dalë në mbrojtje koleges së saj nga Vetëvendosje Aida Dërguti.

“Aida ,unë jam e sigurt se ajo që pamë e dëgjuam nuk e pasqyron karakterin, përkushtimin dhe zërin tuaj atdhetar dje dhe sot ,prandaj jam me Ty”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.

Deputetja e AAK-së thotë se është kundër linçimit të Aidës sepse tek e fundit të gjithë jemi njerëz.

“Të gjithë gabojmë,kush më shumë e kush më pak”, ka thënë ajo./Indeksonline/