10:43 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Teuta Haxhiu përplaset me Vjosa Osmanin: Kërkova fjalën e para, pyete administratën

Në emër të Grupit parlamentar të AAK-së ka folur deputetja Teuta Haxhiu, e cila është përplasur me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila e tejkaloi atë, duke i bërë me dije që të marrë fjalën deputetes së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, raporton IndeksOnline.

Menjëherë pasi Osmani e ftoi Kusari- Lilën ta merrte fjalën, theksoi se nuk e kishte parë që Haxhiu kishte kërkuar paraprakisht në emër të grupit të saj të fliste.

Mirëpo Haxhiu iu kundërvu Osmanit, duke i thënë se si ishte e mundur që të mos e dinte se ajo kishte kërkuar fjalën meqë në administratë mund ta verifikojë se ajo kishte kërkuar e para të merrte fjalën.

“Unë kryetare kam kërkuar fjalën në fillim, administrata e di dhe s’di nëse nuk ka ardhur te ju”, tha Haxhiu.