18:03 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019

Teuta Krasniqi me dedikim emocional për regjisoren që ndërroj jetë sot

Regjisorja kosovare Arzana Kraja u gjet e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Vdekja e papritur e saj pikëlloj shumë familjarët, miqtë dhe kolegët e saj të cilët shprehën pikëllimin në forma të ndryshme.

Edhe aktorja Teuta Krasniqi ka shprehur dhimbjen e saj për regjisoren e njohur.

“Zemrie, s’po muj me besu që shkove… gjithmonë jam mundu me ta shpreh dashurinë e veçantë që e kam pas për ty, por s’di a ke mbrri me ditë sa mirënjohëse jam kone gjithmonë për shoqërinë tënde.
Qaq shumë më ke jep prej mirësisë e urtësisë tënde… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin që e kemi planifiku që 12 vjet… shumë ke jep prej shpirtit tënd të mirë dhe gjithmonë ka me të mbajte në zemër e në kujtimet e mia, qëi kam aq të freskëta e të bukura. U prehsh në paqe zemrie.”
: ka shkruar Teuta në dedikimin emocional për shoqen e saj tashmë tëndjerë. /Indeksonline/