10:39 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Teuta Rugova “e painteresuar” për Kuvendin, s’merr pjesë as në seanca

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historiK, Ibrahim Rugova as sot nuk po merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Rugova nuk po shihet të marr pjesë në seanca, shkruan Indeksonline.

Madje ajo nuk mori pjesë as në seancën konstituive të Kuvendit të mbajtur më 7 shtator, ku duhej të ishte e ulur pranë kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Teuta Rugova që është njëra ndër deputetet më të reja në moshë të Kuvendit, në zgjedhjet e fundit mori mbi 10 mijë vota. /Indeksonline/