21:40 / E Hënë, 01 Janar 2024 / mp

Teuta Selimi surprizon ‘nysat’ me performancë ‘live’ në Big Brother VIP Kosova

Spektakli i parë për vitin 2024 në Big Brother VIP Kosova ka nisur në mënyrë të veçantë.

Kësisoj, pos që nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi janë shfaqur në oborrin e shtëpisë së “Vëllait e Madh”, ku edhe do ta mbajnë ‘Prime’ të sotëm.

E pjesa e argëtimit i është besuar këngëtares së njohur, Teuta Selimi.

Selimi ka interpretuar pranë banorëve disa prej hiteve më ikonike që numëron në repertuarin e saj.

Për të kuptuar më shumë detaje nga performanca e Teutës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.