75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / F.R

“T’ha si dynerin turk…” Vedat Muriqi e kafshon topin gjatë stërvitjes së sotme në Prishtinë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka tërhequr vëmendjen gjatë stërvitjes së sotme të Kombëtares në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka sjellë një moment interesant që nuk kaloi pa u komentuar.

Gjatë një ushtrimi me top, Muriqi u pa duke e kafshuar topin në formë shakaje, duke krijuar një atmosferë të relaksuar mes bashkëlojtarëve.

Ky veprim u prit me të qeshura nga të pranishmit, duke treguar frymën pozitive brenda ekipit para sfidës me Turqinë.

Indeksonline ju sjell pamjet: