07:11 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me medalje presidenciale Vasfije Krasniqi-Goodman

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do t’i ndajë një medalje presidenciale Vasfije Krasniqi- Goodman.

Takimi mes Thaçit dhe Krasniqi- Goodman do të mbahet në orën 9.00, transmeton Indeksonline.

Vlen të kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, të martën ajo rrëfyeu rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në vitin 1999./Indeksonline/