18:35 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Thaçi del në Bjeshkë, ngjitet në lartësi 2112 metra

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur që këtë të premte ta kalojë në Bjeshkë, shkruan Indeksonline.

Në rrjetin social ‘Facebook’, presidenti ka publikuar fotografi.

‘Bjeshkët e Kosovës janë të bukura nga çdo perspektivë. Aktualisht, në majen e Oshlakut. Kur ngjitesh në lartësi prej 2112 metra, më së miri përjetohet pamja mahnitëse e Parkut Kombëtar të Sharrit. HTH’, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, presidenti shpesh viziton vende të tilla./Indeksonline/