19:45 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Demarkacioni me Malin e Zi, çështje e brendshme politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Kanada ka folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit, ku i ka informuar të pranishmit për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ka thënë se në pesë vitet e fundit ky dialog ka prodhuar shumë marrëveshje të rëndësishme, shkruan Indeksonline.
“Së bashku me Aleksandar Vuçiq dhe shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini po kërkojmë një dinamikë të re për fazën tjetër të dialogut”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të mira me këtë shtet.

“Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Ende s’e kemi ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit më këtë shtet, por kjo është vetëm një çështje e brendshme politike (në Kosovë)”, është shprehur Thaçi.