09:41 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Detyra e re e Grenell, zgjedhje e shkëlqyer e Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Richard Grenell për pozitën e tij të re.

Thaçi tha se presidenti i ShBA-së, Donald Trump bëri një zgjedhje të shkëlqyer në emërimin e Richard Grenell si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, transmeton Indeksonline.

Tutje Thaçi tha se ambasadori Grenell ka bërë një punë të mirë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“I uroj suksese të mëdha në misionin e ri për t’i mbajtur më të sigurta Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën”, tha Thaçi.

Ndryshe  presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter lajmëroi mbrëmë se Grenell do të jetë ushtrues detyrës i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në AMerikë.

“Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”, theksoi Trump./Indeksonline/