12:13 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi e Haradinaj të koordinuar para Samitit të Berlinit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj kanë përfunduar takimin e tyre me bashkatdhetarët në Berlin të Gjermanisë.

Thaçi e Haradinaj janë pyetur për publikimin e një draft-marrëveshje ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Me këtë rast, Thaçi tha se “me ne nuk ka folur askush ende”.

“Nuk ka ndonjë dokument apo draft dhe as nuk jemi të informuar apo të dakorduar, por ajo që është me rëndësi është që ne kemi thënë çdo herë se Kosova i ka qëllimet e veta dhe besoj se edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa presidenti Thaçi është e pyetur nëse për të do jetë e pranueshme një marrëveshje ku do të jetë e përfshirë edhe korrigjimi i kufijve apo diçka e tillë?

“Unë e theksoj se nuk ka dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vend i pavarur dhe sovran”, tha ai.

Ndërsa dyshja janë pyetur nëse kanë koordinuar qëndrimet e tyre për në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj duke qeshur tha se po janë koordinuar./Indeksonline/