12:56 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi e Veseli do t’i drejtohen Qeverisë në 10-vjetorin e Pavarësisë

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj qe ti ftojë ne mbledhje të Qeverisë Presidentin dhe kryeparlamentarin që ti drejtohen në ndonjërën nga mbledhjet ekzekutivit.

Ai tha se do ta ftojnë presidentin Hashim Thaçi në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

“Ti bëjmë ftesë Presidentit të vendit të marre pjesë ne takim të Qeverisë në një kohë të caktuar dhe kryeparlamentarin të iu drejtohen Qeverisë. Me këtë praktikë ti nderojmë institucionet e vendit. Kjo praktikohet në vende te ndryshme ku Presidenti dhe kryeparlamentari ti adresohet ekzekutivit. Kam idenë ta fillojmë këtë traditë që presidentit apo kryeparalemntarit të ia japim rastin. Sot ta fillojmë praktikën që Qeverisë së vendit ti drejtohet Presidenti e kryeparlamentari. Të ftojmë në mbledhjen e ardhshme në vigjilje të pavarësisë Presidenti ti drejtohet qeverisë”, tha Haradinaj.

Temat: