Thaçi flet me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ja çfarë i tha!
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për arrestimin e Marko Gjuriqit,raporton Indeksonline.
Presidenti Thaçi i ka thënë Përfaqësueses së Lartë të BE-së se ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë paqen e qetësinë dhe të gjithë duhet të përqendrohen në të ardhmen./Indeksonline/