15:31 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se FSK-ja është e gatshme të merrë obligime ndërkombëtare.

Duke komentuar operacionin humanitar të FSK-së  në Shqipëri për sanimin e pasojave nga vërshimet, Thaçi thekson se FSK-ja është gjithmonë e gatshme të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon dhe me gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet.

Ja postimi i plote i Thaçit:

Kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet.

Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet.

FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare.

Do ta përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri. HTH