21:43 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Haki Abazi gjatë pandemisë shkoi tri herë në Kopaonik, takoi zyrtarët e qeverisë serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ish zv/kryeministri i vendit, Haki Abazi ka qenë në Kopaonik, ku ka takuar zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Thaçi deklaroi se pikërisht Abazi shkoi tri herë në Kopaonik, ku u takua me këta zyrtarë serb.

“Haki Abazi ka blerë postin e zv/kryeministrit pak para zgjedhjeve. Abazi ka shkuar në Kopaonik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet te shteti”, tha ai në T7, shkruan Indeksonline.

Madje ai tha se për këtë flet mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë./Indeksonline/