21:34 / E Shtunë, 20 Tetor 2018

Thaçi: Hashim, Ramush, Behgjet. Vështirë që BE e NATO na pranon me këta emra

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sonte është i ftuar në emisionin e Besim Dinës, i cili u pyet qysh në fillim për Ushtrinë.

Presidenti se me shaka tha se e kanë zvarritur këtë proces, meqë është dashur të ndodh qysh moti.

‘’Mirë që po bëhet tash ma mirë se hiq, po qeshtu jemi na. Në vend se me ba në vitin 2014, kur na tha NATO e aleatët, na kadal kadal’’, tha Thaçi, transmeton Periskopi.

Ai u pyet për emër dhe si me shaka tha se krerët e Kosovës kanë emra jo të lezetshëm dhe të pranueshëm.

‘’ Na si liderë kemi ardhë qeshtu, dikush Hashim, dikush Behgjet, dikush Ramush. Boll liderë e burra t’mirë jemi, por me këta emra vështirë që na pranon NATO e Bashkimi Evropian’’, tha presidenti duke qeshur.