20:40 / E Enjte, 26 Mars 2020

Thaçi i lumtur për të shëruarin e parë nga Covid-19 në Kosovë: Edhe këtë sfidë do e kalojmë

Sot zyrtarisht ëshë shëruar personi i parë nga koronavirusi, në Kosovë, ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është i lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19.

“Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe këtë sfidë do e kalojmë!”, tha ai.

Postimi i plotë:

I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor!/Indeksonline/