09:41 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi inkurajon AKI-në që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Në 10 vjetorin e fillimit të punës së kësaj agjencie, Thaçi shtoi se arritja e AKI-së u bë përmes hapave të jashtëzakonshëm dhe një profesionalizmi të lartë, transmeton Indeksonline.

Tutje Thaçi ka inkurajuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi të sigurisë së vendit tonë.

Postimi i plotë:

Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut! HTH