75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Jemi në pritje të momentit kur do zyrtarizohet formimi i Ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij para pjesëtarve të FSK-së dhe Policisë ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë ndër vlerat më të rëndësishme të vendit.

Thaçi ka theksuar se janë në pritje të momentit kur do ta bëjnë zyrtarizmin e transformimit të FSK në Ushtri, transmeton Indeksonline.

“FSK janë dhe do të mbeten një ndër vlerat më të rëndësishme dhe më sublime të këtij vendi. FSK ka në radhet e veta vajzat dhe djem më të mirë të gjitha komunitetet që jetojnë në koosvë. Janë fuqia e shtetit të Kosovë janë garanca më e mirë e stabiletietit dhe sigurisë së Kosovës.

Po e presim momentin e shumë pritur kur edhe do të bëhet zyrtarizmi i i formimit të Ushtrisë  sonë. Shteti i Kosovës mburret me ju urime na qoftë të gjithëve ditëlindja e 10 të e Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, partnerët tanë strategjikë dhe NATO janë duke e përkrahur plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës sepse ajo do të jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë

Ndërkaq, trupat e FSK-së dhe Policisë  po bëjnë parakalimin e tyre për nder të Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/