10:19 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Jemi vend me mbi 90% përkrahje për BE-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në Berlin, ku do të ketë takim bilateral me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka thënë se porosia e tij është e qartë, jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Evropian dhe vlerat europiane, shkruan Indeksonline.

I pari i presidencës ka shtuar se hap i parë për tu realizuar ëndrra shekullore e popullit kosovar është liberalizimi dhe lëvizja e lirë.

Postimi i plotë:

Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë! HTH