12:17 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nënshkrimi për mandatar të qeverisë Albin Kurtin, si kryeministër i vendit dhe kjo letër gjendet në tavolinën e tij.

Thaçi ka thënë se ai ka nënshkruar letrën për mandatarin e ri dhe ka bërë thirrje që të vjen dhe ta merr atë letër, ku do ta obligonte formimin e qeverisë së re pasi ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, tha Thaçi.

Thaçi ka bërë thirrje që respektohet vullneti i qytetarëve që kanë votuar me 6 tetor dhe partitë politike të formojnë qeverinë e re në baza kushtetuese dhe ligjore.

“Ajo që dua të ndodhë është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor, ku kemi partinë e parë e dytë e tretë dhe partitë vijuese, të cilat pritshmëritë me rezultatin zgjedhor me të drejtën kushtetuese dhe ligjore duhet t’i dhënë zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti i qytetarëve dhe të implementohet në tërësi me legjislacionin në fuqi, kështu që adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momentin që kalon në një fazë tjetër, presidenti i vendit duke ushtruar të drejtën e vet kushtetuese dhe ligjore natyrisht se do të punojë me partitë politike që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i vendit po ashtu ka shpresuar që partitë politike mos të shpien vendin në një ngërç politikë dhe të refuzojnë krijimin e institucioneve.

“Procesi është ende, kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike përgjigjen e kërkojnë nga adresat e partive politike, nga partitë parlamentare, andaj dua të shpresojmë në përgjegjësinë shtetërore dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve, natyrisht të mos hymë në një fazë të një ngërçi apo refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendit”, u shpreh Thaçi.

Krejt në fund Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të jetë e bllokuar edhe gjatë, por ka shpresuar në gjetjen e mundësive nga partitë politike për formimin e qeverisë së re.
“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, por e ritheksojmë edhe njëherë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike që kanë adresën e partive politike me përgjegjësitë e tyre të respektimit të vullnetit qytetarë, por edhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë”, tha Thaçi.

Kujtojmë se Thaçi dhe Kurti janë takuar me 6 janar në zyrat e Presidencës për caktimin e mandatarit të ri, por ky takim nuk kishte sjellë rezultate të reja për formimin e qeverisë.